Bayern Munchen kërkon pasuesin e Flick, në skenë shfaqet edhe një holandez

schedule17:37 - 22 Prill, 2021

schedule 17:37 - 22 Prill, 2021

Në verë Hansi Flick do të largohet nga Bayern Munchen dhe bavarezët po kërkojnë për një pasues të gjermanit, që fitoi gjithçka në sezonin e tij të parë si trajner i tyre.

Flick pritet t’i bashkohet kombëtares gjermane, pas mbylljes së epokës së Joachim Low. Në listën e Bayern janë disa emra trajnerësh, teksa Julian Nagelsmann është në “pole”.

 

Në orët e fundit në skenë del një tjetër emër. Erik ten Hag, tekniku i Ajax është gjithashtu një alternativë e mundshme. Ai pëlqehet shumë nga drejtuesit bavarezë.

 

Holandezi ka bërë shumë mirë te Ajax në këto vite duke dominuar futbollin “tulipan” dhe duke bërë mirë edhe në Europë, ku para dy vitesh shkoi deri në gjysmëfinale të Champions League. /abcnews.al