Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Bashkohen “armiqtë” e Infantino/ UEFA, CONCCAF dhe AFC, letër të përbashkët në FIFA

schedule12:30 - 10 Gusht, 2026

schedule 12:30 - 10 Gusht, 2026

“Forca e futbollit ka qenë gjithmonë uniteti i tij. Ne bëjmë thirrje që ky unitet të respektohet tani, përmes një udhëheqjeje që i shërben sportit në vend që të kërkojë ta dominojë atë.”

Ky është qëndrimi i mbajtur nga UEFA, CONCACAF dhe AFC në një letër të hapur të nënshkruar nga presidentët e konfederatave të futbollit të Evropës, Azisë dhe Amerikës Qendrore, Aleksander Čeferin, Salman Bin Ibrahim Al Khalifa dhe Victor Montagliani lidhur me përplasjen fundit me FIFA dhe, konkretisht, me presidentin e saj Gianni Infantino.

“Futbolli është pasioni më i madh i përbashkët në botë. Ai nuk i përket asnjë individi apo institucioni të vetëm; ai u përket lojtarëve, tifozëve, klubeve, shoqatave dhe çdo organi të ngarkuar me mbrojtjen e së ardhmes së tij”, lexojhet më tej në letrën e firmosur nga tre konfederatat e mëdha të futbollit.



Tri konfederatat shprehën sërish qëndrimin e tyre lidhur me planin e fundit të Infantinos – tashmë të braktisur – për privatizimin e Kupës së Botës. “Lidershipi në futboll nuk është pronë; nuk ka të bëjë me mbajtjen apo pretendimin e pushtetit”.

Kjo letër është një tjetër konfirmim i përplasjes së ashpër mes tre konfederatatve dhe FIFA-s, por shihet edhe një kompaktësim i “armiqve” të Gianni Infantino, që kërkojnë dorëheqjen e tij nga drejtimi i qeverisë botërore të futbollit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!