Bashkëpunimi ndërkufitar/Në Kapshticë drejtuesit e policive kufitare

schedule11:52 - 17 Janar, 2018

schedule 11:52 - 17 Janar, 2018

Drejtorja e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Aida Hajnaj ka takuar në pikën doganore të Kapshticës, homologen e saj greke Zaharoula Cirigoti, me të cilën ka diskutuar mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit midis policive kufitare respektive.

Forcimi i bashkëpunimit sipas Hajnaj, duhet të konsistojë në shkëmbimin e informacionit, për të goditur dhe parandaluar veprimtarinë kriminale ndërkufitare, patrullimet e sinkronizuara të shërbimeve policore, që ka dhënë rezultate konkrete në sekuestrimin e lëndëve narkotike dhe arrestimin e personave përgjegjës.

Drejtueset e kufirit të të dyja vendeve diskutuan edhe mundësinë e ngritjes së pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, që do të fillojë me Kakavijën e më pas në të gjitha pikat e tjera kufitare me Greqinë./abcnews.al