Basha tregon regjisorin më të vështirë shqiptar: Peripecitë që kalova për të gjetur pajtonin e Ismail Qemalit

schedule12:45 - 10 Mars, 2023

schedule 12:45 - 10 Mars, 2023

Piktori i filmit, Arben Basha ka folur me emra. I ftuar në “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, ai ka treguar regjisori më të vështirë me të cilin ka punuar. Ndërsa kur bëhet fjalë për ata që ka pasur më shumë përzemër, Basha u vendos në dilemë. Ndër të tjera, ai përmendi edhe Viktor Gjikën, me të cilin ka punuar te ‘Nëntori i dytë’, ku nuk nguroi të zbulonte peripecitë që kishte kaluar për të gjetur pajtonin e Ismail Qemalit.

Regjisori më i vështirë për të komunikuar ka qenë Fehmi Oshafi, në filmin e parë “Thirrja”, sepse ishte një natyrë që kishte iden që në çdo xhirim bëheshin 10-15 prova. Dmth krijonte një lloj nervozizmi, madje edhe aktorët shpeshherë, mendoje tani të përsërisësh një batutë 15 herë në prova dhe 15 herë në xhirim është e vështirë dhe zgjidhte atë të parën, sepse ajo ishte më me emocion.

E kam vështirë të zgjedh se kë kam pasur fort përzemër, se unë kam komunikuar shumë, me Anagnostin, edhe me Kristaq Mitron, Ibrahim Muçon, i kisha edhe si shokë se i kam pasur edhe në një moshë, me Pirro Milkanin. Me Viktor Gjikën kam punuar ‘Nëntorin e dytë’, film që kam bashkëpunuar aq mirë, sa shpeshherë Viktori para xhirimit më thoshte: ‘Beni është mirë për ty?’. Në kuptimin që a është realizuar çdo gjë. Bashkëpunimi për shembull me Viktorin ka qenë shumë i madh, sepse në skenar nuk flitej për atë pajtonin, paçka se Ismail Qemali nuk ka shkuar historikisht nga Durrësi në Vlorë me pajton, por ka shkuar me kal. Unë duke parë atmosferën e kohës insistova te regjisori që t’i vendoste mbi karrocë, sepse ajo do të jetë si lajkmotiv, ajo ecja e rrotave që po vinte pavarësia, një lajkmotiv që do t’i shërbente filmit dhe regjisori sigurisht e pranoi. Mu desh një muaj e ca të bëja pajtonin se ku do ta gjeja, kam shkuar në Shkodër duke kërkuar nëper njerëz që kishin pajtona të vjetër, që ishin copëzuar dhe e kishin bërë për gardh aty. Edhe me një specialist arriti të behëj një karrocë, por ajo i dha një vlerë shumë të madhe filmit”, u shpreh Basha./abcnews.al