Basha thirrje për qëndresë qytetare

schedule19:33 - 22 Dhjetor, 2018

schedule 19:33 - 22 Dhjetor, 2018

Sërish Lulzim Basha akuzoi Ramën dhe Veliajn për favorzim të një biznesmeni pranë tyre në Unazën e re. Kreu  demokrat foli edhe për rrëzimin e nismës për veting në politikë, duke u shprehur se pas kësaj ka marrë fund koha për t’i zgjidhur problemet ligjërisht.

Për një akt të padëgjuar në historinë e Shqipërisë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

“Kanë zhvendosur lumin, kanë bërë plan të prishin shtëpitë e mbi 200 familjeve, për të favorizuar një trafikant të dënuar droge, i cili do të ndërtojë një projekt me vlerë 60 milionë euro. Kjo që kemi denoncuar sot lidhet ngushtë me atë që ndodhi dje në parlament. Këto shkelje flagrante të ligjit bëhen për të favorizuar oligarkë dhe kriminelë. Oligarkët dhe kriminelët mbushin xhepat e këtyre pushtetarëve”.

Arsye kjo që opozita tha Basha propozoi vetingun për politikanet, por ai i vërteti, sipas tij ndodhi të premten kur mazhoranca në parlament rrëzoi nismën e demokratëve.

“Dje në Kuvendin e Shqipërisë, nuk ngriti kartonat një shumicë që përfaqëson popullin por një pakicë që zhvat, grabit, dhe vjedh popullin kjo është domethënia e votimit dje. Dua t’i them qytetarëve shqiptarë se dje ka ndodhur vetingu i vërtetë i politikanëve. Të gjithë ata që kanë ngritur kartonat kur ligjit për vetingun e politikanëve, kanë dalë hapur si bashkëpunëtorë të krimit, si bashkëpunëtorë të oligarkisë, bashkëpunëtorë të vjedhjes. Ata e kanë bërë këtë sepse janë kapur”.

Koha për t’i zgjidhur problemet ligjërisht sipas Bashës ka marrë fund dhe për këtë thotë se kërkon ndihmën e qyetarëve.

“Forca më e madhe në këtë vend është forca e qytetarëve të bashkuar. Ligji ka rënë, gjykatat kanë rënë, prokuroria nuk egziston por qytetarët e bashkuar mund të shpëtojnë shtëpitë e tyre siç po ndodh këtu. Mund të shpëtojnë Kushtetutën dhe ligjin, mund së bashku të shpëtojmë Shqipërinë. Ardhtë sa më parë kjo ditë të gjithë së bashku ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitoren e qytetarisë, fitoren e ligjit, fitoren e Kushtetutës”.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bëri këto deklarata nga unaza e re në Tiranë, ku shkoi për të mbështetur protestën e qytetarëve që preken nga projekti i zgjerimit të rrugës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!