Basha takime me qytetarët në Tiranë: Rama nuk ka projekt për të nxjerrë nga kriza biznesin

schedule12:03 - 29 Maj, 2020

schedule 12:03 - 29 Maj, 2020

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar paraditen e sotme me përfaqësues të bizneseve në njësinë numër 8 në kryeqytet. Basha thotë se gjendja në këtë zonë është në krizë të thellë ekonomike ndërkohë që shumë biznese po falimentojnë.

Ai tha se kjo kategori nuk ka marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama, dhe se qeveria nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë nga kriza biznesin e vogël, duke përmendur denoncimin e bërë një natë më parë për financimin me 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës.

“Gjendja në njësinë Nr. 8 në Tiranë ku qytetarë dhe biznese po përballen me një krizë të thellë ekonomike është e dhimbshme: varfëri, papunësi dhe shumë biznese që falimentojnë.

Qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama. Nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë nga kriza e pandemisë ekonomike biznesin e vogël.

Shfaqjeve me regji të propagandës së Edi Ramës ju ka dalë boja. Situata e vështirë ekonomike, xhepat e boshatisur, tavolinat e zbrazëta dhe papunësia alarmante janë e vërteta e hidhur që nuk mund të fshihet.

Ndërkohë që qytetarët janë në pamundësi, RAMAVIRUSI i dha vetëm dje 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës.

Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë sot barra më e rëndë dhe e keqja më e madhe për qytetarët shqiptarë”, shkruan Basha./abcnews.al