Basha-Ramës: Premtove çeljen e negociatave me BE-në, por kushtet u shtuan nga 3 në 15

schedule19:26 - 22 Shkurt, 2021

schedule 19:26 - 22 Shkurt, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një Instastory ka renditur sipas tij dështimin e radhës të kryeministrit Edi Rama.

Në vijim të reagimeve të tij kryedemokrati Basha shkruan se Rama premtoi çeljen e negociatave me BE-në, por sipas tij ai vetëm ka shtuar kushtet.

Ndër të tjera lideri i opozitës shkruan se në 8 vite kushtet për Shqipërinë nga 3 shkuan në 15-të.

 “61 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Edi Ramës në 8 vite. Rama premtoi çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigja: Jo! Në 8 vite shtoi kushtet për Shqipërinë nga 3 në 15-të”, shkruan Basha./abcnews.al