Basha-Ramës: Pas kanabizimit, do të importojë plehra

schedule12:47 - 27 Nëntor, 2017

schedule 12:47 - 27 Nëntor, 2017

Kryedemokrati Basha akuzoi Qeverinë dhe Kryeministrin Rama se është përfshirë në një tjetër aferë korruptive – siç e quajti ai – që ka të bëjë me ndërtimin e 3 incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Në total bëhet fjalë për 400 milionë që do të paguhen nga xhepat e shqiptarëve për 20 vjet, sipas Bashës, i cili i kërkoi Prokurorisë të hetojë këtë projekt.

“Kthimi i Shqipërisë në një kazan plehrash ishte plan paralel me kanabizimin e vendit”.

Prapa ndërtimit të tre incineratorëve për djegien e mbetjeve Partia Demokratike konstaton një aferë kriminale dhe koprruptive

Pas një takimi me anëtarëtë komisionit të Ekonomië, Lulzmim Bash u tha gazëtarëve se shqiptarët do të paguajnë në total 400 milion eruo për ndërtimin e incineratorëve në Elbasan, Fier e Tiranë, mesatarisht 20 milion euro në vit.

“Në total bëhet fjalë për 400 mln euro që do të paguhen nga shqiptarët për ndertimin e incineratorëve në 7 deri në 30 vjet…Në vend që të paguajë 400 mln euro për rrugët apo shkollat dhe spitalet, Rama paguan djegien e mbeturinave në incinerator,” tha Basha.

Opozita thotë se pas ndërtimit të ter incineratorvë është vetëm një person, duke e çuar akuzën direct tek kryeministri dhe ministri i Financave

Pronësia e 3 incineratorëve është e të njëjtit person. Kjo është një skemë korruptive për të mbuluar pronarët e vërtetë, Edi Rama dhe Arben Ahmetaj.

Prandaj Basha ritheksoi si në fillim edhe në fund si ky i mbetjeve është një projekt paralel i qeverisë me atë të drogës

Me drogën Edi Rama eksportoi droge në Europë, me incineratorët synon të importojë plehra në Shqipëri.

Partia Demokratike i bëri thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe prokurorisë të verifikojë këtë çështje./abcnews.al

 

 

https://youtu.be/Rd1ONoS6NOs

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!