Nuk priti as dy orë nga bashkëbisedimi i rivalit të tij politik në bashkëbisedimin me gazetarët për të bërë të njëjtën gjë dhe vetë.
Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët të dielën pasdite komentoi protestën e opozitës si dhe sfidat e tij personale me kryeministrin Rama.
“Nuk është sfidë personale midis meje dhe Edi Ramës, sepse sfidën personale në përballje me të, unë e kam mundur. So nuk jam nisur të mund Edi Ramën. Edi Ramën e ka mundur lodhja, pushteti 21 vjeçar, zullumi e varfëria e popullit, e ka mundur arroganca”, tha Basha.
Ndër të tjera Basha tha se qëllimi i Ramës është të shkurarojë qytetarët dhe opozitën.
“Qëllimi i tij është i qartë: Të godasë frikësojë e shkurajojë përballjen qytetare e për këtë i duhet të shkurajojë opozitën”, deklaroi ai.
Ndër të tjera kishte edhe një përgjigje se përse opozita nuk pranon të hyjë në zgjedhje.
“Kjo nuk eshte lufte per pushtet, kjo nuk është luftë për karrike. Kjo është një betejë për një transformim të thellë politik. Nëse ndërrohen karriket, ky sistem i qelbur nga koka tek këmbët qëndron atëherë do të kalojmë nga kjo krizë në një tjetër. Prandaj skam pranuar të hyj në zgjedhje edhe pse sondazhet kanë nxjerrë fituese partinë Demkratike”, shtoi më tej kreu i PD-së.
Nuk harroj të kishte edhe një paralajmërim për kryeministrin Rama për protestën e së hënës dhe se çfarë do e presë atë.
“Dua ti bëj një paralajmërim të qartë të klikës në pushtet, Mos i kalo caqet,mos bëj të fortin pas autoblindave dhe pas gazit lotsjellës. harroje se do të marrësh apo do të mbash pushtet me dhunë. në rastin më të mirë do të lutesh të kesh fatin e Nikolla Gruevskit”, deklaroi Basha.
Në përfundim të bashkëbisedimit me gazetarët Basha i bëri thirrje kryeministrit t’i vendosë gishtin kokës pasi nuk ka kthim prapa sipas tij.
“Ta harroje Edi Rama se mban pushtet me krimin, ti vendose gishtin kokes, nuk ka kthim prapa”, tha Basha./ABC News Albania 24/7



