Basha: Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë

schedule13:16 - 20 Tetor, 2020

schedule 13:16 - 20 Tetor, 2020

Lideri i opozitës Lulzim Basha, deklaroi se shëndetësia është në kolaps, e cila sipas tij ka sjellë edhe largimin e mjekëve nga Shqipëria.

Në një status në rrjetin social “Facebook” Basha shkruan se mënyra për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve si edhe shtimi i numrit të tyre.

Reagimi:

Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit.

Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre.

Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarëve.

/abcnews.al/