Basha në Vlorë: Më 27 janar shqiptarët vendosin se koha e Ramës ka mbaruar

schedule15:13 - 13 Janar, 2018

schedule 15:13 - 13 Janar, 2018

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në Vlorë, ku gjatë një takimi me mbështetësit e tij, theksoi se vetëm një bashkim i madh i shqiptarëve do të mund t’i japë fund qeverisë së Edi Ramës, që sipas tij mbahet në këmbë nga paktet mafioze me krimin.

Përballë demokratëve të Vlorës, Lulzim Basha njoftoi për të tjera përgjime nga dosja Tahiri-Habilaj.

 

Kryedemokrati e konsideron këtë një pakt mafioz të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin, efektet e të cilit, sipas tij, shqiptarët I ndjejnë në jetën e tyre të përditshme.

 

Lulzim Basha është i bindur se për të rrëzuar Ramën nga pushteti i duhet ndihma popullore. Ndaj ftoi qytetarët në shesh më 27 janar, për të protestuar, duke i dërguar një mesazh Kryeministrit.