Basha në dalje për mediat: Edi Rama lidhje me krimin që kur ishte Kryebashkiak

schedule19:00 - 7 Qershor, 2019

schedule 19:00 - 7 Qershor, 2019

Kryetari i Partisë Demokratike në një dalje për mediat pasditen e sotme në seline e partisë demokratike ka deklaruar se PD dhe ai vetë personalisht ka humbur shumë në luftën kundër krimit dhe kundër kapjes së shtetit. Sipas Bashës, Edi Rama ka ardhur në pushtet me paratë e krimit dhe me një qëllim të qartë për të kapur shtetin. Gjithashtu kreu i PD ftoi qytetarët në protestën e opozitës ditën e nesërme në orën 19:00.

Në gjendjen e tronditur ku gjendet çdo shqiptar i ndershëm përballë zbulimit të së fytyrës së vërtetë të regjimit kriminalo-autokratik të Edi Ramës, është e rëndësishme që të gjejmë kthjelltësinë për ta parë të vërtetën në sy, dhe të gjithë të vërtetën.

Beteja ime dhe e Partisë Demokratike këto 6 vjet ka qenë një betejë e vazhdueshme kundër trafikut të drogës, kundër krimit dhe kundër kapjes së shtetit nga krimi.

Kjo nuk ka qenë një betejë që e kam zgjedhur unë apo Partia Demokratike. Ka qenë një betejë e pashmangshme për çdo njeri që ka kuptuar sikurse e kemi kuptuar ne regjimin kriminalo-autokratik që Edi Rama ka instaluar në Shqipëri.

Kriminelët, drogën, krimin në politikë dhe në aleancë me qeverinë nuk i solla unë. I solli personalisht Edi Rama, me një projekt të qartë, të vetëdijshëm, të qëllimshëm dhe të planifikuar.

Lidhjet e Edi Ramës me krimin janë shumë më të hershme se sa kur u bë kryeministër. Këto lidhje kanë filluar që në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës dhe e ktheu qytetin në një lavatrice gjigande ku u pastruan për vite paratë e trafiqeve dhe të krimit.

Personazhet kryesore të nëntokës së kryeqytetit të asaj kohe kanë qenë partnerë dhe bashkëpunëtorë të tij. Me ata ka ndarë para dhe pushtet që në atë kohë. Përmes lejeve të ndërtimit Edi Rama krijoi një elitë kriminale në Tiranë.

Me paratë e krimit dhe të korrupsionit të lejeve të ndërtimit Edi Rama bleu drejtimin e Partisë Socialiste”, deklaroi Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!