Basha miting përmbyllës në Fier: Fshini lotët se të dielën vjen ndryshimi

schedule13:27 - 22 Prill, 2021

schedule 13:27 - 22 Prill, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike është duke mbajtur pasditen e së enjtes mitingun përmbyllës në Fier. Gjatë fjalës së Basha u tha qytetarëve që tek vinte në Fier pa tek rinia gëzimin për fitoren.

Por, kreu i demokratëve tha se në sytë e fierakëve pa edhe “lot vuajtjeje për 8 vitet e kaluara.” Ai u bëri thirrje që lotët t’i fshijnë pasi të dielën vjen ndryshimi.

“…Fitore e pandalshme. Tek vija këtu, shihja tek rinia e mrekullueshme e Fierit gëzimin për fitoren…Pashë edhe lot. Nuk e di a janë lot gëzimi. Apo janë lotët e vuajtjeve për 8 vitet e kaluara. Fshijini lotët se të dielën po vjen ndryshimi.”

Duke folur për rivalin e tij, kryeministrin Edi Rama, Basha tha se ai rrënoi pensionistët, e shkatërroi fierakët e për  këtë arsye nuk mund të trokasë më në dyert e këtij qyteti.

“Ai i rrënoi pensionistët, shkatërroi fierakët, largoi të rinjtë…Të dielën do ta merrni atë që ju takon me votën tuaj për numrin 9 për ndryshim. Për të ngritur në piedestal vlerat e familjes, të punës, që kanë komunitet e Fierit, në një harmoni. Do të kthejmë buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve tanë. Për t’i dhënë fund njeriut që për 8 vite nuk bëri asgjë, dhe sot ka guximin të trokasë përsëri në portat e Fierit. Fieri ia mbyllur portat së keqes dhe ai ka hapur zemrën ndryshimit.” sb/abcnews.al/