Basha: Nuk do ketë zgjedhje me 30 Qershor

schedule19:31 - 11 Maj, 2019

schedule 19:31 - 11 Maj, 2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi gjatë protestës së katërt kombëtare se nuk do të ketë zgjedhje më 30 Qershor. Sipas tij, në vetëm 12 javë, që kur opozita dogji mandatet është zgjuar shpresa e popullit.

“2 javë më parë, Shqipëria e frikës, e territ, e arrogancës, korrupsioni mbizotëronte si një natë e zezë anembanë vendit. Shikoni çfarë keni arritur dhe jini krenarë. Bashkimi më i madh, më historik i qytetarëve shqiptarë në vetëm 12 javë.

Në vetëm 12 javë është zgjuar shpresa e një populli të tërë. Është kthyer besimi se ky vend mund të bëhet dhe do të bëhet. Se për të shkuar në Europë nuk mund të jetë më largimi nga vendi. Se Europën mund ta bëjmë këtu falë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Jemi këtu jo për një betejë pushteti, por për një transformim të thellë politik. Një transformim politik, kushtetues, zgjedhor, të standardeve të Europës, Amerikës, ku kurrë më krimi mos të diktojë më zgjedhjet. Prandaj jemi të vendosur, zgjedhje me Edi Ramën nuk do ketë. Nuk do ketë zgjedhje me 30 Qershor, Rama ik”, tha Basha.

Kryetari i PD-së deklaroi se sot Shqipëria është në një udhëkryq dhe ky sipas tij është produkt i qeverisë Rama.

“Jemi mbledhur sot këtu me një 1 qëllim, me një mision për të mos pranuar më kurrë Shqipërinë e krimit, Shqipërinë e korrupsionit, Shqipërinë e hajdutërisë, e duvakut aziatik të Edi Ramës, por për Shqipërinë si gjithë Europa. Për Shqipërinë si gjithë Europa ka 30 vite që shqiptarët bëjnë sakrifica të përditshme dhe të përnatshme. Të gjithë e dini, jeni dëshmitarë së si në këto 30 vite e vetmja mënyrë për t’iu afruar Europës ishte përmes largimit. Ne e futëm Shqipërinë në NATO. Hoqëm vizat dhe kthyem dinjitetin qytetarëve shqiptarë, e bëmë sëbashku kur bashkuam zemrat tona, votat tona.

Ne jemi sot përsëri në një udhëkryq të tmerrshëm, produkt i një njeriu që ka dhënë interesat e tij dhe klanit të tij mbi interesat e fëmijëve tuaj dhe gjithë Shqipërisë. Jemi për t’i dhënë një mesazh të qartë dhe të prerë. Nuk të lëmë më ta bllokosh rrugën tonë drejt Europës. Rama ik! Rama ik! 6 vite e gjysmë të sundimit kriminal të Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale e kanë lënë Shqipërinë jashtë Europës.

Ora e lojës me popullin ka marrë fund. Tani ka një dhe vetëm një rrugë, të çlirojmë Shqipërinë nga qeveria e krimit. Të çlirojmë zgjedhjet nga krimi. Kjo është beteja për Europën. Nuk ka Europë pa demokraci. Nuk ka Europë pa dënuar Edi Ramën dhe politikanët që vodhën zgjedhjet”, tha Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!