Basha i përgjigjet Ramës për pagën minimale: Do të ulim çmimin e energjisë

schedule13:24 - 23 Shkurt, 2021

schedule 13:24 - 23 Shkurt, 2021

Kryedemokrati, Lulzim Basha  në takimin me përfaqësues të bizneseve në autostradës Tiranë-Durrës,ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit Rama paraditen e kësaj të marten në lidhje me uljen e taksave dhe rritjen e pagës minimale.

Kryedemokrati në fjalën e tij është shprehur se plani i PD-së ka si qëllim që të nxjerrë vendin nga kriza.

Sipas tij, Rama duhet të kërkojë falje publike para qytetarëve para se të ikë nga pushteti.

LEXO EDHE: Basha: Taksat vetëm janë rritur, me planin tonë fiton qytetari

“Kollaj është që të thuash; “do rris pagën minimale”. Por ato kontributet shtesë kush do i paguaj?! Nëse ju do të keni kosto shtesë, mbi kostot shtesë, ju s’do merrni dot njerëz në punë. Ulja me 8% e kontributeve shoqërore i jep përgjigje kësaj. Këtu fitojnë të tri palët, qytetari, sipërmarrja dhe shteti”, ka thënë Basha.

Ndër të tjera ai ka premtuar se me ardhjen në pushtet të qeverisë çmimi i energjisë është një qellim i PD-së.

Sipas tij do të bëhet e mundur ulja e çmimit të energjisë në dy fasha kryesore.

“Ktej thotë se ka zeruar taksën e biznesit të vogël por me një gjobë ja ka marrë të gjitha dhe e fut në grup. Ditë për ditë në vendin tonë falimentojnë 60 biznese të vogla dhe e gjithë kjo është për një arsye të vetme pasi qeveria është vendosur në konflikt interesi me biznesin e vogël dhe me qytetarët. Çmimi i energjisë do të pësojë dy lloj uljesh, e para është nga liberalizimi i tregut dhe ulja e dytë do të vendoset në sajë të fashës mbrojtëse 300 kWh  për familjet në nevojë”, është shprehur Basha.e.su./abcnews.al