Basha: Futja e TVSH-së dëmton biznesin, është kundërshtuar nga FMN

schedule10:57 - 16 Nëntor, 2017

schedule 10:57 - 16 Nëntor, 2017

Pas Ramës, Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e nisi fjalën e tij kundër buxhetit të vitit të ardhshëm të propozuar nga qeveria me gjendjen e mjerueshme të fëmijëve të Bulqizës që mbledhin krom për të mbijetuar.

“Pak ditë më parë na u shfaq në një familje të varfër të Bulqizës me arrogancën e në një njeriu që e mendon veten si e vetmja e vërtetë, gënjeu para gjithë botës duke i fshehur dhe fshirë vuajtjet e fëmijëve të Bulqizës që mjerimi i ka kthyer në skllevër të kromit për të siguruar bukën. Sajesë të kazanesh mediatik të Italisë e quajti këtë të vërtetë të dhimbshme të fëmijëve të Bulqizës.

A ka dramë më të madhe se si një gazetare e huaj i përgjërohet kryeministrit bëj diçka për fëmijët e vendit të tij dhe ky i fundit i përvishet dhe e quan kazan. Këtë e bën vetëm ai soji i pashpirt dhe që siç thotë Papa është izoluar në botën e tij, mendjen e tij të errët që e quan botën e të gjithëve. Atë ditë një qytetar i Bulqizës tha se Edi Rama shkoi në Bulqizë por karriget i kishte marrë nga Tirana. Duke e trajtuar realitetin e mjerueshëm shqiptar si teatër merr me vete kamerat, karriget, figurantët, të gjithë të kuruar me kujdes nga regjisorët e regjisë qendrore të mashtrimit qeveritar. Vërtetë shkoi në Bulqizë, por nuk pa fëmijët që punonin si skllevër që u panë në të gjithë botën nga emisioni italian- u shpreh Basha.

Basha si pikë të parë përmendi futjen në skenën e TVSH-së, 100 mijë biznese me qëllim për ta dhënë menaxhimin me koncesion që sipas kreut demokrat, do t’i jepet Olsi Ramës dhe klientëve të tij.

“Nuk ka shprehje më të qartë të kësaj shkëputje totale nga realiteti i mjeruar i vendit se sa pr/buxheti i vitit 2018. Nuk ka asnjë politikë kundër varfërisë, për zhvillimin ekonomik, nuk ka asgjë për shqiptarët e ndershëm. Është një buxhet i ndërtuar me një qëllim; sigurinë dhe pasurinë e krimit dhe klientët e Edi Ramës. Tre propozime kryesore ka buxheti, të treja në shërbim të krimit.

I pari është detyrimi ndaj biznesit të vogël për të lëshuar faturë për çdo produkt. Është një politikë që do të dëmtojë mirëqenien e njerëzve. Është kundërshtuar nga FMN, Banka Botërore dhe ekspertët.

Çfarë mund ta shtyjë një kryeministër që të ndërmarrë një politikë që dëmton këdo? Interesat e familjes dhe klientëve. Olsi Rama ka dy vjet që me klientë përpiqet të marrë me koncesion  kontrollin e pagesës së TVSH-së. Për pak e bëri këtë koncesion, bëri edhe rokadën por FMN-ja u bë pengesë e pakalueshme”- vijoi ai./abcnews.al