Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Basha: Do të ndalim hemorragjinë e largimit të mjekëve dhe infermierëve

schedule18:01 - 19 Mars, 2021

schedule 18:01 - 19 Mars, 2021

Kryedemokrati, Lulzim Basha zhvilloi ditën e sotme takim me intelektualë në Gjirokastër, ku edhe u njoh me problemet që përballen në arsim, shëndetësi si edhe në sporte.

Basha u shpreh se ashtu si sistemi arsimor që ka pasur mbështetjen e shtetit, po ashtu edhe sistemi shëndetësor është përballur me mungesën e profesionalizmit.

Ai gjithashtu theksoi se reforma në shëndetësi është prioritet i qeverisë së ardhshme.



Hapi i parë për të ndalur hemorragjinë vdekjeprurëse në kuptimin e vërtetë të fjalës, ka të bëjë me shëndetin dhe jetën e njerëzve, të mjekëve dhe infermierëve është rritja e pagave të tyre.

Prandaj është dhe një nga aspektet kryesore dhe më të hershme të planit që kemi shpalosur. Po ne e dimë që nuk është vetëm çështja e pagave, është çështja e kushteve të punës ajo që i bën mjekët të largohen.

 

Edhe këtu njësoj si në fushën e arsimit ka pasur centralizim, ka pasur mungesë profesionalizmi dhe ka pasur një urrejtje ndaj reformave që do ta bënin shëndetësinë të aksesueshme për qytetarët. Prandaj reforma në shëndetësi është prioritet i qeverisë së ardhshme.

Parimi paraja ndjek pacientin  është ai që do të zbatohet në mënyrë që… se faktikisht sot shqiptarët harxhojnë për frymë më shumë se sa popujt e tjerë të Ballkanit për shëndetin.

Dy janë komponentë kryesorë, subvencionet, mbështetja e drejtpërdrejtë për fermerin, e cila mungon dhe për turp jemi i vetmi vend në Ballkan që nuk e ndihmon fermerin shqiptar, e ndihmon Kosova, e ndihmon Maqedonia e Veriut.

Dhe hapi i parë do të jetë një buxhet për mbështetjen e drejtpërdrejtë të fermerit, të paktën aq sa merr fermeri Kosovar dhe fermeri i Maqedonisë së Veriut.

Një qind milion Euro në vit do të dedikohen për mbështetje të drejtpërdrejtë të tarifuar sipas llojit të prodhimit, për kaq ton të këtij lloj prodhimi do të ketë kaq euro mbështetje, qoftë ky bujqësor, qoftë blegtoral apo dhe në kultura të tjera. E njëjta vlen edhe për agro-përpunimin.

Së dyti do të ketë një buxhet prej 50 milionë euro në vit  për infrastrukturën që nga ujitja, vaditja domethënë, kullimi, te rrugët e aksesit të energjia elektrike, tek tregjet që mungojnë, tek frigoriferimi, te magazinimi dhe tek aksesi në treg dhe tek certifikimi i produkteve.

Për të mbështetur edhe eksportin. Fermeri shqiptar pa i dhënë asnjë ndihmë shteti se asnjë ndihmë s’i ka dhënë në këto 8 vite dhe shikoni si ka mbijetuar e disa madje kanë vazhduar edhe të eksportojnë”, tha Basha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!