Basha: Asnjë masë e paligjshme e vënë nga Rama nuk do njihet

schedule12:40 - 17 Tetor, 2020

schedule 12:40 - 17 Tetor, 2020

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në konferencën për mediat nga selia blu u shpreh se asnjë masë e vendosur nga kryeministri Rama nuk do të njihet nga qeveria e tij.

Sipas Bashës, Rama s’ka asnjë plan as për pandeminë, as për ekonominë.  Siç thekson kryedemokrati ai është vetëm një gjobëvënës.

LEXO EDHE: “Roli i Presidentit për krizën politike?” Basha: Vazhdojmë betejën për standardet zgjedhore

“Ky është një shet gjobvënës. Cila është përgjigja për humbjen e vendeve të punës? Gjoba për maskën. Cila është përgjigja për mungesë e investimeve? Gjobat. Aq sa luftohet Covdi me autoblind, aq luftohet edhe me gjoba. Çdo masë e marrë në arbitraritet nuk njihet nga ne. Jo vetëm që nuk njihet dhe do të zhbëhet. Por edhe ata që i kanë marrë këto masa do të mbajnë përgjegjësi. Prandaj i ka kapur paniku”, tha Basha, ndërsa shtoi se ajo që sot prezanton si plan në qeveri do të bëhet realitet.

“Në qeveri këtë që kam propozuar si plan do e bëj realitet”, shtoi ai. g.v/abcnews.al