“Roli i Presidentit për krizën politike?” Basha: Vazhdojmë betejën për standardet zgjedhore

schedule12:39 - 17 Tetor, 2020

schedule 12:39 - 17 Tetor, 2020

Lideri i opozitës Lulzim Basha në një konferencë për mediat u shpreh se një nga arsyet e përhapjes së COVID-19 është mungesa e testimeve.

I pyetur në lidhje me rolin dhe qëndrimin e presidentit Ilir Meta, Basha theksoi se Presidenti i Republikës është në rolin e tij, ndërsa beteja e opozitës për standarde zgjedhore është betejë e përditshme.

Gjithashtu ai theksoi se fati i shqiptarëve ka mbetur tek një dorë hajdutësh.

 “Vetëm nëse mendoni se unë kam marrë përsipër rolin e presidentit të Republikës,  Ai është në rolin e tij. Beteja jonë për standardet zgjedhore ka qenë betejë e përditshme dhe do të jetë. S’mund t’i vendoset krizës shëndetësore dhe ekonomike që po bëjnë kërrdinë në xhepat e shqiptarëve.

Përpara kemi një grup të strukturuar kriminal që po e lë me qëllim pandeminë të përparojë, krizën, të cilat do të shërbenin për të forcuar shëndetësinë, pasi i duan t’i vjedhin dhe t’i gllabërojnë.

Këto janë llogaritë e grupit të strukturat të Ramës. Pse duhet Rama t’i paguaj një pensioni 100 mijë lekë për 6 muaj, apo një të papuni?!

Kjo është llogaria e Edi Ramës, që ta çojë gjendjen sa më keq, që të shpërndajë ndihma me pikatore. Ato lekë i do që të blejë dinjitetin e shqiptarëve. Është një kolaps, një vend pa institucione, republike pa institucione.

Fati i shqiptarëve ka mbetur në dorën e një bande hajdutësh. Ditë për ditë përdridhen dhe i grabisin popullit miliona euro”, tha Basha.

/abcnews.al/