Basha akuzon qeverinë: Vetëm në 2 javë ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë

schedule10:42 - 19 Mars, 2020

schedule 10:42 - 19 Mars, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se vetëm në dy javë ka dhënë dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, kryedemokrati thekson se do të bëjë publike faktet në lidhje me këtë abuzim që po bën qeveria shqiptare në ekonomi.

“Pas pak nga Selia e PD fakte tronditëse se si vetëm këto 2 javë qeveria ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë. Ndërkohë shikoni një shembull se si mund të përdoreshin këto para për paketën e ndihmës social-ekonomike që kemi propozuar prej 10 ditësh”, shkruan Basha.

Postimi i Bashes

Pas pak nga Selia e PD fakte tronditëse se si vetëm këto 2 javë qeveria ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë. Ndërkohë shikoni një shembull se si mund të përdoreshin këto para për paketën e ndihmës social-ekonomike që kemi propozuar prej 10 ditësh:

Për të vetëpunësuarit në biznesin e vogel, qeveria tju paguajë 300 Euro për çdo muaj që biznesi qëndron mbyllur.

Kostoja e kësaj mase shkon nga 20 – 25 milionë Euro/muaj.

Për punonjësit në bizneset fasonë, call centers, dhe operatorë turistikë

që janë të detyruar të rrinë në shtëpi:

  • Qeveria duhet të mbulojë të paktën pagën minimale kur ata nuk mund të paguhen fare.
  • Për ata që ua paguajnë pagën, kostoja e pagës të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200% të këtij shpenzimi.

Kostoja e kësaj mase nga 25 milionë deri 30 milionë Euro/muaj.

Këto janë shpenzime plotësisht të përballueshme për buxhetin kur vetëm një kilometër rrugë e tenderuar kushton 20 milionë dollarë si tek Astiri./abcnews.al