Bartomeu e tepron, lojtarët e Barcelonës i dalin kundër direkt

schedule12:11 - 3 Qershor, 2020

schedule 12:11 - 3 Qershor, 2020

Barcelona dukshëm po e ndjen krizën financiare të krijuar nga pandemia. Lojtarët pranuan para pak kohësh që të ulnin pagat e tyre, në mënyrë që të ndihmonin klubit. Rreth 17% të pagave vjetore ata i falën, por tashmë presidenti Josep Maria Bartomeu ka kërkuar edhe një ulje tjetër.

Këtë herë jo aq të lartë sa në fillim. Synimi është që klubi të kursejë edhe 10 milion euro të tjera. Me uljen e parë kishte bërë që të mos dilnin nga arkat 40 milion euro. Gjithsesi, futbollistët në takimin e bërë më 23 maj kanë qenë të qartë.

RAC1 raporton se ata nuk pranojnë ulje page, për sa kohë la Liga do të rikthehet dhe ata do të zbresin në fushën e blertë. Kështu, drejtuesit e klubit katalanas duhet të mendojnë për ndonjë rrugëzgjidhje tjetër për financat. /abcnews.al