Bare: Kënaqësi e madhe ta nisësh me 3 pikë, e merituam fitoren sonte

schedule23:22 - 4 Shtator, 2020

schedule 23:22 - 4 Shtator, 2020

Keidi Bare vulosi fitoren e Shqipërisë në Bjellorusi me golin e shënuar në minutën e 79-të. Mesfushori fierak kombinoi bukur me fierakun tjetër Roshi, duke gjetur golin e dytë të ndeshjes dhe të dytin personal me fanellën kuqezi.

23-vjeçari i Malagas foli pas ndeshjes për RTSH, duke shprehur kënaqësinë e tij për nisjen me tre pikë të Nations League. “Jam shumë i kënaqur, pasi ishte shumë e rëndësishme të merrnin tre pikët. E nisëm me këmbën e mbarë. Ia dolëm mbanë dhe e merituam fitoren.

Kishim rënie fizike në pjesën e dytë, pasi nuk kishim luajtur 90 minuta më parë. Megjithatë, e rëndësishme është fitorja. Ndeshja me Lituaninë? Tani t’i gëzohemi kësaj fitore, më pas të mendojmë për ndeshjen e radhës“, deklaroi Bare. /abcnews.al