Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bardhi, 10 ditë jashtë Kuvendit/ Përjashtim për dhjetë ditë edhe për Fidel Krekën

schedule11:11 - 19 Shtator, 2025

schedule 11:11 - 19 Shtator, 2025

TIRANË– Gazment Bardhi e humbi interpelancën e parë më Diellën, por falë ministres virtuale do të marrë edhe një javë e gjysëm pushim.

Pasi u tensionua nga fjalimi i Diellës dhe hodhi rregulloret e Kuvendit drejt Ramës dhe ministrave, Sekretariati për Etikën vendosi ta përjashtojë me 10 ditë.

Përfaqësuesi i PD në Sëkretariat, Saimir Korreshi u ankua se Diella vetë provokoi e para.

“Edhe shoqja Diella provokoi opoziten se e pate ju c’fliste. Nje kompjuter me prize. S’po ja heqim prizen po cvaj halli kur te ikin dritat”

Pse Gazi i replikon Diellës, e jo Zegjinesë? Kjo e fundit është bërë xheloze.

“Politikan nuk është, humbësi më i madh i të gjitha zgjedhjeve është, por paska dhe një talent të fshehur: vërvit libra, shishe, gota, siç i ka hije kategorisë së tij. Gaz B, Madhështori!”

Nga dënimi shpëtoi djali i Fahriut, kurse pas Gazit, kurban me 10 ditë u bë një tjetër deputet i ri, ose kamikaz i ri, Fidel Kreka.

Për këtë, shumë është xhindosur Ilir Vrenozi që ka zbuluar dhe kush e telekomandon.

“Mbajini pak b*thët drejt me Fidel Krekën. Nëse doni luftë, e fillojmë luftën! Hiqe emrin e Fidel Krekës nga grupi parlamentar i kësaj. Unë dua Fidel Krekën. Fidel Krekën mos ma ngatërroni me grupe parlamentare, hajde këtu, ik aty. Jo! Lëre, ai është djalë i ri, sa ka hyrë në politikë. Të lutem shumë, Flamur Noka, Gazment Bardhi, ju lutem shumë, hiqni emrin e Fidel Krekës nga lista e grupit parlamentar të aleatëve”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!