Barcelona përgjigjjet ndaj Valencias, fiton me përmbysje

schedule09:22 - 18 Tetor, 2021

schedule 09:22 - 18 Tetor, 2021

Barcelona zhvilloi ndeshjen me Valencian, në stadiumin “Camp Nou”. Në këtë përballje Barcelona vinte pas humbjen ndaj Atletico Madrid, dhe në shtëpinë e saj në këtë takim kërkohej patjetër fitorja. Edhe tifozeria vendase kërkonin një reagim të skuadrës së tyre pas humbjes me Atletikon.

Barcelona arriti të fitonte këtë përballje me rezultatin 3-1, por në fakt golin e parë të ndeshjes e shënoi skuadra mike me anë të lojtarit Gaja, që I dha avantazhin valencianëve. Për të kthyer entuziazmin e tifozëve mendoi Ansu Fati I cili arriti të barazonte rezultatin me një kombinim të bukur me Depay ku topi përfundoi në rrjet.

Depayt realizoi një penallti për të kaluar të tijtë në avantazh, ndërsa për të fiksuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes, mendoi Coutinjo I cili arriti të shënojë golin e sigurisë për të tijtë, duke përmbysur kështu Valencian dhe për të siguruar 3 pikë të rëndësishme në garën për titullin kampion. /abcnews.al