“Barcelona në gjysmëfinale? Kualifikohet vetëm nëse Bayerni e bën baltë me gafa”

schedule20:37 - 9 Gusht, 2020

schedule 20:37 - 9 Gusht, 2020

Barcelona-Bayern Munchen është sfida më e fortë në çerekfinalet e Champions League. Një “finale” e parakohshme për shumëkënd, por aspak për Lothar Matthaus.

Legjenda gjermane nuk e ka kursyer ironinë ndaj ekipit spanjoll në një prononcim për Sky Sport. Ish-kapiteni i bavarezëve nuk sheh rivalitet në duelin e 14 gushtit, fjalë që kanë krijuar shumë polemika.

Bayerni duhet të gabojë pafund për të humbur kundër Barcelonës. Sigurisht që katalanasit e kanë kualitetin për t’u paraqitur mirë, por mendoj se ata mund të fitojnë vetëm nëse Bayerni e bën baltë me gabime. Gjithsesi, gjithçka mund të ndodhë në një ndeshje teke“, thekson Matthaus. /abcnews.al