Barcelona kërkon të nënshkruajë me Maksi Gomez

schedule23:35 - 23 Maj, 2019

schedule 23:35 - 23 Maj, 2019

Barcelona vendoset në kërkim të pasuesit të Luis Suarez. Atletiko Madrid hedh sytë nga ylli i Ajaks, David Neres. Forma e dobët që kaloi Luis Suarez në sezonin 2018 19, ka vendosur menjëherë në lëvizje drejtuesit e skuadrës së Barcleonës. Sipas mediave spanjolle, katalanasit kanë vendosur në shënjestër një tjetër numër. Bëhet fjalë për sulmuesin që aktivizohet tek skuadra e Celta Vigo, Maksi Gomez. Lojtarit në fjalë ka realizuar 30 gola në 68 takime që prej vitit 2017. Oferta prej 25 mln euro e kampioneve në fuqi të Spanjës është refuzuar dhe Celta kërkon jo më pak se 40 mln.

Largimi nga Atletiko Antuan Grizman ka lënë një hapësirë të madhe, trajneri Diego Pablo Someone është vendosur menjëherë në kërkim të pasuesit të kampionit të botës më francez. Tekniku argjentinas kërkim të nënshkruajë me futbollistin e talentuar të Ajaksit, David Neres. Kontrata e 22 vjeçarit përfundon në vitin 2022 dhe Atletiko pritet të bëjë një ofertë të lartë dhe të parefuzueshme.

Kalimi i Antonio Konte tek Interit pritet të pasohet edhe nga Romelu Lukaku. Sulmuesit belg që aktiziohet tek Mancheteri nuk kaloi një sezon pozitiv dhe largimi është i pashamngshëm. Djajtë e kuq e vlerësojnë shtatlartin belg 60 mln euro dhe zikaltërtit e kanë gati formulën për të arritur tek ish sulmuesi i Everton. Inter pritet të ofrojë 30 mln euro dhe shërbimet e sulmuesit Perisiç,  i cili ka qenë nën objektivin e skuadrës angleze. Së bashku me Lukaun në San Siro pritet të zbarkojë edhe Edin Dzeko. Të dy lojtarët janë objektivat e Antonio Kontes gjithmonë sipas mediave italiane./ABC News Albania 24/7