Barcelona dhe United arrijnë marrëveshjen për De Jong, topi tashmë kalon në fushën e holandezit

schedule22:40 - 29 Qershor, 2022

schedule 22:40 - 29 Qershor, 2022

Manchester United dhe Barcelona kanë arritur marrëveshjen mes tyre për transferimin e Frenkie de Jong në Premier League.

Sipas “Sky Sport” marrëveshja është arritur për shifrën e 65 milionë eurove, me lojtarin që pritet të zbarkojë në “Old Trafford”.

Po sipas burimit në fjalë tashmë topi kalon në fushën e lojtarit, im cili do të thotë edhe fjalën e fundit të tij, përpara se të realizohet si transferimin, ndërsa holandezi tek djajtë do të gjejë Erik ten Hag. /f.a/abcnews.al