Me “fantazistin” francez, Ousmane Dembele, pranë largimit drejt “gjigandëve” francezë të Paris Saint-Germain, tashmë “katalanasit” e Barcelona janë duke menduar për një lojtar që mund ta zëvendësoje denjësisht 26-vjeçarin në krahët e sulmit.
Në listën e “dëshiruarve” nga bordi i “bluagranave”, tashmë ka hyrë dhe një lojtar i ri, tepër “shpërthyes” e “vrastar” në krahët e fushës. Bëhet fjalë për anësorin e Bayern Munich, Leroy Sane, mirëpo transferimi i gjermanit në “Camp Nou” duket disi i “pamundur”.
Sane, nuk dëshiron dhe as nuk e ka çuar ndërmend largimin nga “baverzët” e Mynihut këtë verë, teksa pritet të vendosë verën e ardhshëm për të ardhmen e tij. Megjithatë, Barça nuk duket se do të “dorëzohet” kaq lehtë, për “yllin” gjerman, i cili sezonin e shkuar arriti të shënojë 14 gola e të dhuroj 10 asistime në 44 paraqitjet e zhvilluar për kampionët e Bundesliga. /i.m /abcnews.al