Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Barça “bie” duke luftuar/ Katalanasit shumë pranë përmbysjes së madhe në Champions

schedule12:31 - 15 Prill, 2026

schedule 12:31 - 15 Prill, 2026

Ka edhe humbje të bukura. Askush nuk e do një eliminim nga Championsi, aq më pak kur fjala është për një gjigand që synon gjithmonë trofetë, por sidoqoftë, Barcelona mori duartrokitjet e gjithë botës për mënyrën sesi doli nga skena.

Katalanasit luajtën një ndeshje të madhe në “Uanda Metropolitano” të Madridit, edhe pse Atletiko ishte zonjë shtëpie, dhe kishte mbështetjen e rreth 70 000 tifozëve. Për fat, kryeqytetasit kishin fituar 2-0 sfidën e parë çerekfinale në “Kamp Now”.

Në një duel të ashpër, kampionët e Spanjës arritën epërsinë 2-0, me gola nga Lamin Jamal dhe Ferran Torres, dhe kjo në vetëm 24 minuta. Fermin Lopez humbi rastin për 3-0, dhe Atleti realizoi për 2-1 në kundërsulm me ish-lojtarin e Atalantës, Lokman.



Shanset ishin të shumta, sidomos për “blaugranët”, ndonëse madrilenët u përpoqën të përgjigjegjin gjuajtje për gjuajtje. Barcelona nuk u dorëzua deri në fund dhe pati 5 raste vetëm në minutat shtesë, pa llogaritur gjatë kohës së rregullt.

Arauho, Levandovski, Rashford, Arauho e sërish Arauho mund të kishin shënuar. Kjo nuk ndodhi dhe është Atletiko e Madridit në gjysmëfinale të Championsit. Katalanasit këtë herë duhet të kënaqen me titullin kampion në Spanjë. Nuk do të ishte pak, por për të dytin sezon radhazi Barça e trajnerit Hansi Flik largohet në mënyrë të pabesueshme nga Liga e Kampionëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!