Banka e Shqipërisë dhe Kosovës ekspozitë me monedhën e Skënderbeut

schedule22:00 - 11 Qershor, 2018

schedule 22:00 - 11 Qershor, 2018

Ekspozita “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në monedhën dhe kartmonedhën shqiptare , e hapur më 17 janar në muzeun e Bankës së Shqipërisë në Tiranë, ka çelur dyert në Kosovë me rastin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Republikës së kosovës organizuan ekspozitën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në monedhën dhe kartëmonedhën Shqiptare”. Data e zgjedhur për çeljen e saj, 10 qershori, përkon me përvjetorin e 140-të të Lidhjes së Prizrenit në ndërtesën e së cilës u organizua edhe ekspozita. Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti i Republikës së Shqpërisë, Ilir Meta, ai i kosovës Ramush Haradinaj dhe personalitete të dy shteteve shqiptare.

Koleksioni i përzgjedhur për këtë ekspozitë të përkohshme, prezanton monedha dhe kartmonedha shqiptare të viteve 1921 – 1996 në të cilat shfaqet heroi kombëtar si dhe simbole të lidhur me të. Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 12 qershor, shoqërohet edhe me një kënd informacioni ku vizitorët mund të njohen me funksionet e bankave qendrore dhe tematika të tjera të edukimit financiar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!