Bashkimi Evropian “i kujton” edhe njëherë Serbisë sulmin terrorist të Banjskës.
Brukseli shpreh keqardhje që Serbia nuk ka marrë ende hapat e nevojshëm për ti nxjerrë përpara drejtësisë përgjegjësit për sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023, pas vendimit të javës së kaluar lidhur me sulmin në Banjskë.
Më 24 prill Gjykata Themelore e Prishtinës dënoi tre të akuzuarit për sulmin: Bllagoje Spasojeviç dhe Vladimir Tolliç me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviçin me 30 vjet burgim.
Në listën e të akuzuarve janë edhe 42 serbë të tjerë, mes të cilëve edhe Milan Radoiçiç, në atë kohë nënkryetar i Listës Serbe.
Pavarësisht thirrjeve nga blloku evropian, Shtetet e Bashkuara dhe NATO, autoritetet në Serbi nuk kanë ngritur asnjë akuzë, madje as ndaj Radoiçiç i cili besohet se është në Beograd.
Radoiçiç konsiderohet koka e aksionit dhe personi që siguroi pagesat dhe armatimin për sulmin.
Gjykata e Lartë në Beograd ka bërë të ditur se ekziston vendimi që i ndalon Radoiçiç largimin nga banesa e tij dhe ka detyrim që të paraqitet në polici, ndërsa Zyra e Prokurorit nuk ka komentuar ndonjë akuzë eventuale për të.
Sulmi në Banjskë ndodhi më 24 shtator 2023, si pasojë e të cilit u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Institucionet e Bashkimit Evropian u kanë bërë thirrje rregullisht autoriteteve të Beogradit që të përcaktojnë përgjegjësitë për sulmin dhe t’i ata para drejtësisë.


