Biden bën gafën e madhe pak ditë para zgjedhjeve

schedule14:08 - 26 Tetor, 2020

schedule 14:08 - 26 Tetor, 2020

Pak ditë para zgjedhjeve presidenciale, sfiduesi i Donald Trump, Joe Biden, jep ende material për mediat. Gjatë fushatës së tij elektorale virtuale, kandidati demokrat duket se nuk di as emrin e presidentit aktual dhe e quan George.

“Edhe katër vite të tjera me George…hëm George, dhe do të jemi në kushtet që nëse Trump rizgjidhet do ta gjejmë veten në një botë ndryshe”, tha ai. 

Pranë tij, bashkëshortja  e korrigjon nëpër dhëmbë duke i thënë se emri i saktë është Trump dhe jo George.

Gafa e Bideb është shpërndarë menjëherë në web nga shumë persona të bindur se ish zv/presidenti amerikan ka ngatërruar Donald Trump me George Bush. Një pjesë e atyre që komentojnë theksojnë se Biden nuk është i përshtatshëm për një post të rëndësishëm si ai presidentit të një kombi dhe hedhin pyetje për shëndetin e tij mendor.

Por Joe Biden nuk e ka për herë të parë një situatë në të cilën lindin dyshime për aftësitë e tij mendore sidomos nga ana e presidentit Trump. Ky i fundit e ka trajtuar shpesh këtë temë në takimet e tij elektorale.

Vetëm disa ditë më parë kandidati 77 vjecar bëri një deklaratë tjetër që ngjalli reagime në radhët e mbështetësve të Trump.

“Kemi realizuar organizatën më të madhe të mashtrimit në votime në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ai. 

Një deklaratë e bërë duke iu referuar fushatës elektorale të Obamës dhe që i la të gjithë të habitur.

Duke u kthyer sërish në kohë, momentet e cuditshme të gjumashit Joe kanë qenë të shumta: në shtator kandidati demokrat bëri një deklaratë që sërish ngjalli dyshime rreth faktit se ai mund të vuajë nga demencia.

“Kanë vdekur 200 milion persona si pasojë e koronavirus”, vijoi ai.

Në fakt, numri real i viktimave është 200 mijë.

Më parë akoma gjatë një debati të partisë demokrate ai deklaroi se kanë vdekur më shumë se 150 milion persona për faj të armëve që nga 2007 e deri më sot, pothuajse gjysma e popullsisë amerikane.

Donald Trump, i cili nga ana e tij është mbështetur gjithnjë në qartësinë e pakët logjike të antagonistit të tij, duke luajtur për faktin se rivali i tij do të përfundojë në një azil të moshuarish dhe do të jetë Kamala Harris që do të marrë vendin e tij.

Pro Bajden dhe pse është kandidati më i moshuar për Shtëpinë e Bardhë, nuk dorëzohet dhe thekson se testohet vazhdimisht dhe se është më se i aftë të mbajë rolin e presidentit të vendit më të fuqishëm në botë. /abcnews.al