E përplasi makina ndërsa ecte me biçikletë, në spital një person në Vaqarr

schedule09:26 - 23 Tetor, 2020

schedule 09:26 - 23 Tetor, 2020

Një automjet ka përplasur një person me biçikletë mëngjesin e së premtes në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:13, në rrugën e fshatit Prush, Vaqarr.

Njoftohet se mjeti me drejtues E.B., aksidentoi biçiklistin ende të paidentifikuar dhe për pasojë ai ndodhet në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. s.b/abcnews.al/