Austri, partia e Kurz triumfon në zgjedhje

schedule08:10 - 30 Shtator, 2019

schedule 08:10 - 30 Shtator, 2019

Me një fitore bindëse, Sebastian Kurz tashmë po studion aleancat e mundshme për të krijuar qeverinë e re. Austriakët i kanë dhënë sërish besimin pavarësisht skandalit që përfshiu ish aleatin e tij qeverisës të ekstremit të djathtë.

Partia popullore e Sebastian Kurz ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në Austri. Dhe pse mungon ende rezultati I votave me korrespondencë, nuk pritet të ketë një surprizë. OVP ka marrë më shumë se 38% të votave, ndërkohë që e djathta e Strahe, ka marrë vetëm 17 për qind me një rënie prej 10 pikësh nga zgjedhjet e fundit.

Rënie kanë shënuar dhe socialdemokratët por që gjithsesi mbeten forca e dytë politike në vend me 21.5% të votave. Pas performancës jo pozitive të 2017-ës, rikthehen në parlament të gjelbërit me 12.4 për qind të votave, ndërsa liberalët e Neos kanë marrë 7.4%.

Sebastian Kurz nuk ka zhgënjyer parashikimet dhe sondazhet dhe pse u dëmtua nga skandali politik i njohur si Ibiza gate mbetet lideri i vërtetë i këtyre zgjedhjeve. Me mijëra mbështetës të partisë festuan rizgjedhjen e politikanit konservator në selinë qendrore në Vjenë.

Lideri i të gjelbërve Verner Kogler është fituesi i dytë i zgjedhjeve. Pasi humbi përfaqësimin në parlament në zgjedhjet e fundit këtë herë partia mori 14 për qind të votave. Nëse rezultati do të konfirmohej, partia popullore e Kurz mund të drejtohet te të gjelbërit për të gjetur një marrëveshje për bashkëqeverisje. Pas numërimit të votave me korrespondencë do të jetë i mundur dhe rezultati përfundimtar.

Kurz tashmë po studion aleancat e mundshme, me daljen nga skena të aleatit të qeverisë, i përfshirë në stuhinë e financimeve të paligjshme, mbi të cilat po heton prokuroria.

Lideri i popullorëve austriakë ka dy opsione në tryezë: një koalicion të gjerë qeverisës me socialdemokrattë, ose një mazhorancë me të gjelbërit, që do të ishte një risi absolute në nivel kombëtar.

/ABC News Albania 24/7