Australia sanksionon Rusinë dhe Iranin për shkelje të të drejtave të njeriut

schedule10:51 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 10:51 - 10 Dhjetor, 2022

Australia ka deklaruar se do vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit si kundërpërgjigje ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut, skynews.

Në një deklaratë, ministrja e jashtme Penny Wong tha se sanksionet do të vendosen ndaj 13 individëve dhe dy entiteteve, duke përfshirë policinë morale të Iranit dhe Forcën e Rezistencës Basij, dhe gjashtë iranianë të përfshirë në shtypjen e protestave të shkaktuara nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini.

Shtatë rusë të përfshirë në atë që ministri i Jashtëm tha se përfshinin tentativën  për vrasjen e ish-liderit të opozitës Alexei Navalny janë pjesë e paketës së sanksioneve.

Wong tha se Seyed Sadegh Hosseini, të cilin ajo e përshkroi si një komandant të lartë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, është një nga personat e sanksionuar. Ai dyshohet se ka përdorur dhunë pa dallim kundër protestuesve.

/abcnews.al