Atmosfera festive në kohë pandemie, ekspertet shpjegojnë efektet psiko-sociale

schedule09:14 - 24 Nëntor, 2020

schedule 09:14 - 24 Nëntor, 2020

Atmosfera e festave të fundvitit ka filluar të ndihet në kryeqytet. Rrugët kryesore dhe pema në Sheshin “Skënderbej” janë zbukuruar duke sjellë pak lumturi në këto ditë të vështira për shkak të pandemisë. Psikologia Brunilda Laboviti dhe sociologia Marsida Simo shpjeguan për “Abc-në e mëngjesit” sesi ndikon kjo atmosferë festive tek njerëzit në këtë kohë pandemie.

“Rrugët që rregulloheshin dhe pema në qendër kishin një lloj mesazhi për të a thënë që të qetësohemi se gjërat dhe jeta vazhdojnë. Janë disa simbolika psikosociale për të na thënë se jemi në rregull dhe që fëmijët të marrin diçka që është e preferuar por dhe për ne të rriturit që të gëzojmë me ta. Nuk është festimi ndryshe dhe jeta jonë është ndryshe që nga mëngjesi si nga aspekti fizik dhe ekonomik duke u zhvendosur tek vitaminat që na rrisin imunitetin.”, tha Marsida.

“Ky vit nuk është se pritet si vitet e mëparshme duke nisur që nga fëmijët, nga të rriturit që kanë vështirësitë e tyre. Ka probleme psikosociale që ndikojnë në mospërjetimin e emocionit pozitiv në festat e fundvitit, pavarësisht se politika mund të krijojë mjedise entuziaste por vështirësia qëndron dhe në aspektin ekonomik. Përballja se si do të shtrohet nata e Vitit të Ri, a do ta festojë dikush sepse personat mund të kenë humbur familjarët e tyre dhe e kanë të vështirë këtë gjë, mesazhi që do t’ja dalim por vështirësia qëndron brenda dhe nuk e anashkalojmë këtë gjë në aspektin psikologjik.”, tha Laboviti. /abcnews.al