Policia ka reaguar zyrtarisht për atentatin e ndodhur këtë pasdite te “Mbikalimi i Shkozetit”.
Uniformat blu konfirmojnë se rreth orës 16:30 është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit A.L., 48 vjeç, A.N., 44 vjeç dhe A.M., 30 vjeç.
Mes të plagosurve është edhe prokurori i Durrësit, Arjan Ndoi. Sakaq, sipas policisë, njëri prej të plagosurve A.M. është nisur është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy të plagosurit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu policia bën të ditur se është vënë në ndjekje të autorëve, ndërsa ka ngritur pika kontrolli.
Njoftimi i plotë i policisë:
Ne aksin rrugor Durrës – Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Shkozetit” kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit A.L., 48 vjeç, A.N., 44 vjeç dhe A.M., 30 vjeç.
Shtetasi A.M. është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli.
Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.
Policia e Shtetit fton këdo që mund të ofrojë informacion në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes të telefonojë falas në numrin 112. /abcnews.al


