Atentati ndaj biznesmenit, shpërthimi dëmtoi kamerat

schedule15:14 - 25 Janar, 2021

schedule 15:14 - 25 Janar, 2021

Nga Xhensila Kodra

Makinës tip “Porche”  në pronësi të biznesmenit të ndërtimit Saimir Naski, mëngjesin e së shtunës i është vënë një sasi tritoli. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

Dy ditë pas ngjarjes, policia nuk ka mundur të sigurojë ende asnjë provë të rëndësishme për të identifikuar autorët e kësaj ngjarje.

E vetmja provë që do të ndihmonte hetuesit në zbardhje ishin dy kamerat e sigurisë të vendosura në të dyja anët e garazhit. Në asnjërën prej tyre nuk janë përfituar momentet para se të ndodhte ngjarja mëngjesin e 23 janarit, në zonën e Qesarakës. Kjo për shkak se u dëmtuan nga shpërthimi i fuqishëm.

Për të rikthyer pamjet, pritet që DVR-ja të dërgohet në një laborator jashtë territorit shqiptar. Policia nuk e ka ende të faktuar nëse tritoli u vendos në makinë një një ambient jashtë garazhit, apo autorët kanë përdorur këto dritare për të hyrë aty.

Biznesmeni Saimir Naski nuk ka asnjë precedentë penalë. Si pista kryesore janë ngritur ajo e ndonjë konflikti të mundshëm që ai mund të ketë pasur kohët e fundit. Apo një formë kërcënimi të konkurrencës, për shkak të punës që ai kryen./abcnews.al