Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Atentat me armë zjarri, disa person qëllojnë me breshëri ndaj një makine

schedule09:51 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 09:51 - 27 Dhjetor, 2021

Dy persona kanë raportuar në polici se nga persona të panjohur janë sulmuar me armë zjarri, derisa ishin duke lëvizur me makinën e tyre.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Raushiq të Pejës.

Si pasojë e të shtënave të zjarrit, të sulmuarit janë lënduar dhe njëri prej tyre është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërkaq tjetri në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.



Policia në vendngjarje ka gjetur dhe konfiskuar një karikator me dhjetë fishekë.

“Fsh. Raushiq, Pejë 25.12.2021 – 23:25. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë informuar se nga persona të pa njohur është qëlluar –shtënë me armë zjarri vetura e tyre (që ishte në lëvizje) dhe si pasojë viktimat janë lënduar. Njëri nga viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një karikator me 10 fishekë. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia./GazetaExpress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!