Atentat i dështuar ndaj Çapajve në Elbasan, autorët djegin makinën

schedule12:22 - 23 Dhjetor, 2017

schedule 12:22 - 23 Dhjetor, 2017

Një atentat i dështuar ndaj fisit Çapaj në Elbasan ndodhi sot paradite. Më pas policia gjeti një makinë të djegur që dyshohet se është e autorëve.

Fisi Çapaj në Elbasan u sulmua me armë. Policia zyrtarisht njoftoi për ngjarjen në lagjen “Emin Matraxhiu”, aty ku persona të paidentifikuar qëlluan ndaj pjestarëve të fisit, por pa përcaktuar ndaj cilit konkretisht. Autorët udhëtuan me një automjet tip Benz me targa të fallsifikuara AA616AB dhe pasi iu afruan tek një rrugicë, qëlluan me breshëri automatiku.

Nuk pati të lënduar dhe policia nuk afron të dhëna më tëper për këtë moment.

Por më pas në Lagjen “5 Maji” u gjet i djegur tërësisht një mjet tip “BMË” me targa të dyshuara të falsifikuara.

Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thotë policia përmes një njoftimi.

Pas kësaj ngjarjeje në Elbasan shkuan katër mjete të blinduar të forcave RENEA.

Në vitin 2016 u ekzekutuan katër persona nga fisi Çapja në Elbasan.

E gjithë historia e gjakderdhjes mes dy fiseve nis në dhjetor të vitit 2005 kur tre persona të maskuar vranë brenda ambienteve të një lokali pranë Universitetit të Elbasanit 33-vjeçarin Sokol Çapja.

Pas vrasjes së Sokol Çapjas, në këtë seri të gjatë vrasjesh do të përfshiheshin tetë familje. Pas kësaj vrasjeje do të ndodhnin një seri atentatesh në Elbasan, Tiranë si edhe jashtë vendit ndaj anëtarëve të fisit Mema, por edhe të të afërmve të personave të dyshuar si pjesëmarrës në atentatin ndaj Sokolit.

Konflikti vazhdon në Elbasan dhe atentati me i fundit është vetëm një prej shumë të tjerëve që janë bërë në 15 vite me radhë../abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!