Artisti shqiptar tërheq vëmendjen e mediave të huaja, realizon mozaikun për Joe Biden

schedule09:36 - 5 Nëntor, 2020

schedule 09:36 - 5 Nëntor, 2020

Alkent Pozheku është bërë një emër i njohur për mediat ndërkombëtare të lajmeve. Artisti nga Kosova ka realizuar një mozaik për një tjetër figurë publike dhe bëhet fjalë për portretin e kandidatit për president të SHBA-ve, Joe Biden.

Punimi i artistit nga Kosova që është realizuar nëpërmjet kokrrave dhe farave, është përzgjedhur nga The Guardian në mesin e fotografive më të mira të ditës. Në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Pozheku shpjegoi se si arriti ta realizojë kërë punim.

 

Për portretin kam shfrytëzuar orizin, fara luledielli, grurë dhe misër me tre ngjyra i bardhë i kuq dhe i kaltër. Donald Trumpin e kam realizuar para një viti. kështu që lindi ideja që një moment të realizoj dhe Joe Biden. Ditën finale kur e kam realizuar e kam ftuar një mik që është një fotoreporter francez. Bëri disa fotografi dhe i ka prezantuar në agjensi, mediat ndërkombëtare më pas i kanë publikuar. “, tha ai. /abcnews.al

Image may contain: one or more people and text

 

Image may contain: one or more people