Artan Hoxha zbulon “shkakun” e vërtetë të anulimit të fashës së re të energjisë elektrike

schedule16:40 - 30 Shtator, 2022

schedule 16:40 - 30 Shtator, 2022

Kryeministri Edi Rama u tërhoq sot nga vendimi për të rritur çmimin e energjisë për fashën mbi 800 kilovat. Gazetari Artan Hoxha ka komentuar këtë vendim, që kreu i qeverisë e njoftoi sot para qytetarëve shqiptarë si lajm të mirë.

Sipas gazetarit, është një sondazh i realizuar që ka detyruar kryeministrin të tërhiqet nga rritja e çmimit të energjisë. Gazetari thekson se reagimi qytetar në këtë sondazh të realizuar ka bërë që Rama të heqë dorë nga vendimi që njoftoi ditë më parë.

Komenti i gazetarit:

Te rroç sa malet komandant!!!

Na dhe dy mësime te vyera.

1)-Na bere te kursejmë dhe pasi u binde që ta deëgjuam fjalën, u tregove “zemërmadh”, duke na e falur dhe këtë radhë…

2)-Na tregove se “zoti” vazhdon te ketë me sy të mirë, sepse sa bere duva për të mbushur liqenet e hidrocentraleve, reshjet e shiut nuk kanë të pushuar. Madje po bie shi pikërisht aty ku duhet, ku janë basenet ujëmbledhëse të hidrocentraleve.

U përmbyt nga reshjet e mëdha, Tropoja dhe Puka…

Vetëm nuk na tregove, si të doli sondazhi për reagimin popullor, nëse pas 1 tetorit fillonte faturimi i energjisë, me tarifat e reja???!!!

Gjithsesi mos na e trego, rendësi ka, qe e lexove drejt dhe reagove ne kohen e duhur….

Dhe mos harroni te fikni kondicioneret kur dilni nga zyrat….

/abcnews.al