“Kryeprokurori ndihet sot i kërcënuar”, gazetari i njohur komenton zgjedhjen e Olsian Çelës

schedule18:33 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 18:33 - 5 Dhjetor, 2019

Në Studion e “Abc News” gazetari Artan Hoxha ndau disa arsye se përse sipas tij asnjë nga kandidatët që ishin për tu zgjedhur Prokuror nuk ishte i duhuri. Ai thotë se Prokurori i Përgjithshëm sot ndihet i kërcënuar dhe kërkon mbrojtje, “asnjë nga tre kandidatët nuk është i duhuri për tu zgjedhur Prokuror i Përgjithshëm”, tha Hoxha.

“Pres nga Prokurori i ri të tregojë se është një lider dhe është i aftë të kthejë besimin e qytetarë te organi i akuzës. Sfida e tij më e madhe sot është trupa e Prokurorisë sepse sot ato u ngjajnë emergjencave civile. Prokurori i zgjedhur duhet të motivojë këtë trupë prokurorësh që ka në dispozicion. Duhet t’ju a bëjë të qartë që ky vend nuk ka mënyrë tjetër shpëtimi”, tha Hoxha.

Më tej ai shton se Prokurorët që nuk kanë kaluar Vettingun janë  një nga arsyet që kanë sjellë dështimin  e shumë çështjeve.

“Prokuroi i zgjedhur ditën e sotme Olsian Çela  duhet të bëjë një filtrim të drejtuesve të prokurorëve që ka në dispozicion. Ai duhet të zgjedhë ekipin e tij me kë duhet të punoje”, tha Hoxha.

Ndër të tjera ai shton se Çela duhet të ia bëjë të qartë mazhorancës dhe gjithë klasës politike që të mos guxojnë të fusin hundët të detyra e tij. Urgjentisht duhet të hartojë një strategji komunikimi me qytetarët, duhet ta bëjë punën e Prokurorisë transparente./abcnews.al