Artan Grubi i BDI: Ishte fitore historike, shpresë për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoni

schedule16:10 - 16 Korrik, 2020

schedule 16:10 - 16 Korrik, 2020

Zyrtari i lartë në BDI, Artan Grubi në një intervistë për Abc News këtë të enjte është shprehur se rezultati i zgjedhjeve të djeshme për shqiptarët është historike.

Grubi në fjalën e tij me gazetaren, Suela Demiri ka deklaruar se rezultati i djeshëm është një hap para për të treguar se kryeministri shqiptar do të përkrahet.

Ndër të tjera ai ka theksuar se për ta bërë të mundur një gjë të tille, kreu i BDI-së do të takohet me krerët e partive të tjera shqiptare,

Shqiptarët gjithmonë kanë qenë faktorë në Maqedoninë e Veriut dhe asnjë qeveri nuk mund të formohet dhe të funksionojë pa shumicën shqiptare. Kjo fitore nuk i takon vetëm për ato të BDI-së por për të gjithë. Fillimisht Ahmeti ka vendosur që të flasë me kryetarët e partitive politike shqiptarë deri më tani ka biseduar me dy dhe tashmë pritet dhe komunikimi me të tjerët. Rezultatet e djeshme na kanë dhënë shpresë për të zgjedhur kryeministrin e parë shqiptar dhe mendoj se një gjë e tillë dhe do të përkrahet.

LEXO EDHE: EMRAT/ Historike, këta janë 32 deputetët shqiptarë në Parlamentin e RMV

Ashtu isç kemi zgjedhë edhe kryetarin e parë të parlamentit ashtu mund të zgjedhim edhe kryeministrin deri më tani mund të përfaqësohemi me numrin më të lartë të deputeteve me 32 deputetë. Partitë politike maqedonase kanë 44 dhe 46 deputete ndërkohë që në përbërje të tyre ka sërish deputet shqiptarë. Emri për kandidatin për kryeministër tashmë ekziston. Parim ekzistencial i Ali Ahmetit është unifikimi i votës së shqiptarëve”, është shprehur ai.

Gjithashtu zyrtari i lartë i BDI-së ka theksuar se deri më tani shqiptarët kanë qenë drejtues në shumë institucione dhe e kanë treguar se dinë të mbajnë përgjegjësi dhe tashmë barazia e madhe arrihet me marrjen e postin e kryeministrit. /abcnews.al