Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Arsimi profesional, shtyllë e rëndësishme e ekonomisë”/ Rama: Në turizmin shqiptar pagat nuk janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci

schedule12:26 - 9 Qershor, 2026

schedule 12:26 - 9 Qershor, 2026

Në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional u diskutua për rezultatet e reformës në arsimin dhe formimin profesional, si edhe vizionin “Aftësi 2030” për zhvillimin e aftësive, rritjen e punësimit dhe forcimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij theksoi turizmi është një fushë shumë e rëndësishme.

“Nëse dikush më gjen një vend në bregdetin shqiptar, flas për hoteleri, investime që paguhet më pak… Nuk gjendet një vend në bregdetin shqiptar ku paga të jetë më e ulët se në Greqi, nuk ka një vend në bregdetin shqiptar të jetë më e ulët se në Kroaci. Sa më e lartë të jetë cilësia e sistemit të turizmit aq më të larta do jenë pagat. Sa më i lartë të jetë konsumi i atyre që vijnë për të shpenzuar, aq më shumë ndikon”, tha Rama.



Gjithashtu gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama theksoi se arsimi profesional nuk duhet parë si një alternativë e dytë, por si një mundësi reale për të ndërtuar karrierë dhe për të krijuar biznese të vogla apo kompani shërbimesh.

“Është një qasje që niset vetëm nga një frikë dhe një ideologji që nuk është me zhvillimin. Arsimi profesional nuk është një ngushëllim , por një mundësi për dikë që ka një tjetër shans në jetë që me dijen e tij, jo të mbetet shërbëtor i dikujt, por me dijen e tij të bëjë të ardhura, të bëjë një biznes të vogël, kompani të vogël shërbimesh. Kam folur shumë këto ditë për Malin e Zi. Kur vinte investitori në fillim i dilnin te aeroporti dhe i kam vënë re me vëmendje, ishin të tërë ato që pashë un djem e vajza me shkollë për turizëm. Të tërë krenarë. Kur i pyesja përse nuk ikën, ishte përgjigja nuk paguhem. Apo mund të marr më shumë por do paguaj më shumë taksa. Dhe kush i jep atë mundësi, ait vend ai hotel. Në bëmë një marrëveshje për të hapur në Vlorë industrinë e anijeve në Pasha Liman,. Ne e kemi kantierin, ata tani duan të shtojnë prodhimin në profilin e anijeve ushtarake, disa që janë me tipologji më të vogla, duan t’i bëjnë me ne në Shqipëri. Do prodhojnë anije luftarake për ushtrinë tonë, dy në mos gaboj dhe më pas do prodhojnë e do shesim anije bashkërisht. Bëhet fjalë për 400 vende pune në fillim që më pas do shkojnë në 800”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!