Arrin akordin me klubin e ardhshëm, Mario Mandzukic i befason të gjithë

schedule17:43 - 20 Shtator, 2020

schedule 17:43 - 20 Shtator, 2020

Mario Mandzukic drejt Rusisë. Sulmuesi kroat i dha fund ditët e para të muajit korrik aventurës me Al Duhail në Katar, ekip me të cilin shënoi vetëm një gol në shtatë ndeshje të luajtura.

Shumë klube janë interesuar gjatë kësaj kohe për nënkampionin e botës, teksa Fenerbahce dhe Besiktas ishin shumë afër arritjes së akordit me të në një moment.

Diçka e tillë nuk ndodhi dhe 34-vjeçari do të vazhdojë karrierën në kampionatin rus. Gazetta dello Sport raporton se është arritur marrëveshja me Spartakun e Moskës.

Mandzukic do të firmosë një kontratë 2-vjeçare dhe do të përfitojë një rrogë prej 4 milion eurosh neto në sezon. Në mesjavë do të zbarkojë në Moskë për të firmosur me klubin e ri. /abcnews.al