Arrihet marrëveshja: Depay te Barcelona, zbulohen detajet e transferimit

schedule09:58 - 15 Shtator, 2020

schedule 09:58 - 15 Shtator, 2020

Shansi i dytë për Memphis Depay. Me Manchester United, që e kishte blerë 34 milion euro nga PSV, nuk ia doli, kurse tani duhet të tregojë se është lojtar i madh me fanellën e Barcelonës.

Ronald Koeman e do në ekip dhe tani raportohet se katalanasit kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe me Lyon. Sulmuesi anësor ishte bindur prej ditësh nga propozimi i bërë dhe gjatë kësaj jave pritet që ky transferim të zyrtarizohet.

Lyon do të përfitojë nga shitja e sulmuesit 30 milion euro, ndërkohë që holandezi e pret një kontratë e vlefshme deri në mes të vitit 2024. Koeman e njeh mirë Depay, pasi e ka pasur nën urdhra te kombëtarja holandeze dhe pret ta ndihmojë Barcelonën e tij për arritjen e objektivave. /abcnews.al