Një shqiptar është arrestuar në Selanik me akuzën e vrasjes së një greku ditën e shtunë. Mediat greke shkruajnë se shqiptari i arrestuar është 27-vjeç, ndërsa bashkëpunëtori i tij është grek. Shitësi i rezistoi grabitjes, por gjatë përleshjes dhe të shtënave me armë ndërroi jetë.
Mbrëmjen e djeshme u arrestua bashkëpunëtori, një 35-vjeçar grek, ndërsa sot është kapur në shtëpinë e tij shqiptari, 27-vjeç, që sipas mediave greke është autori. Gjithashtu mediat greke kanë publikuar edhe pamje të lëvizjes së shqiptarit dhe grekut pas vrasjes në Selanik./ Abcnews.al



