Një shtetas shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është vënë në pranga nga policia italiane pasi kishte marrë pjesë në 12 vjedhje gjatë vitit 2018 në provincës e Pavias.
Hetimet zbuluan se ai i përkiste një organizate të përbërë nga 10 persona ku secili kishte një rol të përcaktuar.
Mediat italiane bëjnë me dije se ky grup ishte fokusuar në vjedhjen e bizneseve dhe ambientet e kujdesit për të moshuarit. Përveç parave ata merrnin dhe objekte të ndryshme.
Banda kriminale përdorte makina të vjedhura për të kryer veprimet kriminale dhe më pas i digjnin për të humbur gjurmët./mv.abcnews.al


