Arrestohet shqiptari, i sekuestrohet drogë

schedule11:32 - 25 Tetor, 2019

schedule 11:32 - 25 Tetor, 2019

Një 37-vjeçar shqiptar me precedentë penalë është arrestuar në Itali me akuzën e shpërndarjes së drogës. Agjentët e policisë gjatë kontrollit në banese I kanë gjetur më shumë se 1 kilogramë e gjysëm marijuanë, si dhe materiale të tjera për paketimin e drogës.

Ai është lënë në arrest shtëpie dhe pse prokuroria kishte kërkuar burgosjen e tij. Dhe pse 300 gramë nga sasia e drogës së gjetur nuk mund të përdoreshin, pjesa tjetër mund të ndahej deri në 700 doza.

Cilësia ishte mesatare, ndërsa 37-vjeçari tha para gjykatësit se e kishte për përdorim vetjak dhe se e kishte gjetur në bregun e lumit Po gjatë një shëtitjeje me varkë./ABC News Albania